Radio Lyra



 

 

 

 

Me indnjat te thell dhe dhimbje ne shpirt morem lajmin e hidhur ,qe sot u nda nga jeta degjuesi dhe bashkpunëtori i Radio Lyrës ,rapsodi Shaban Hamzaj. Andaj,stafi i Radio Lyres dhe dëgjuesit se saj,ndajnë dhembjen me familjaret,farefisin de miqet e tij. NGUSHELLIME TE GJITHËVE.

Me datën 22.04.'17 në emisionin e "E Shtuna Poetike ",mysafir ish gazetari i RTK-së,Sabit Istogu. Emisioni është i drejtëpërdrejt dhe emitohet në terminin prej orës 22:00-24:00 Autor dhe moderator Agim Drenica

Për shumë mot Pashkët paqja,bekimi,lumturija,falja dhe dashuria mbretërofshin në familjet tuaja Stafi i Radio Lyra !

NA NDIQNI: Të shtunën me datën 08.04.2017,duke filluar nga 22.oo deri në 24.oo do te jemi me emisionin e rregullt "E shtuna poetike". Mysafir i emisionit poeti Sylë Bajrami. Emisioni është i drejtpërdrejtë dhe dëgjuesit mund te kontaktojn përmes skajpit ,në adresën e radios (live:radiolyra). Autor dhe moderator i emisionit Agim Drenica www.radiolyra.com

31.03.2017 www.radiolyra.com nga ora 22:00-24:00 " ME VLERAT E FOLKLORIT BURIMOR " Me rapsodet e mirënjohur Tahir Seferi dhe Isa Lamallari Në moderim : Gëzim Krasniqi dhe Xhemë Buçi

19 vjet nga Beteja e Jasharëve

 

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

 

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

 

Pikërisht më 5 mars bëhen 19 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

 

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këdo ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

 

Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998. Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jasharaj i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit. Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombas për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”. Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.

 

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

 

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Ciceroni, Xhevat Imeri, për KosovaPress ka treguar për ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të 1998-ës në Prekaz, por edhe për sulmet e mëhershme. Ai për 5 mars kujton Drenicën e rrethuar, ku në shënjestër të këtij rrethimi ishte komandanti Adem Jashari bashkë me familje.

 

“Pesë marsin e kujtoj si gjithë shqiptarët. Me pesë mars të cilën e gjen Drenicën të rrethuar, por shënjestër e këtij rrethimi ishte familja dhe komandanti Adem Jashari. Duke pasur parasysh ardhjen në krye të Adem Jasharit si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe duke u munduar që ta shuajnë këtë Lëvizje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, regjimi serb dhe familjen Jashari e kishin në shënjestër që nga viti 1991, më konkretisht me 30 dhjetor të vitit 1991 bëhet edhe sulmi i parë në familjen Jashari. Është ditur që do të ketë pasoja, është ditur që do të ketë sakrifikime por rolin kryesor në jetën e Ademit e ka luajtur familja, sepse familja ishte ajo e cila përkrahi Adem Jasharin, përkrahi idenë e tij, por në anën tjetër kyç luante edhe vallua i madh Rifati”, tha Imeri.

 

Ciceroni Imeri ka treguar se para 5 marsit, komandantin Adem Jashari e kishin lajmëruar që do të ketë sulme dhe që forcat serbe do t’ia mësynin Skenderajt. Por ai tregon se ishte menduar që fillimisht këto forca do të kalojnë në Llaushë, duke e pasur parasysh se aty ka qenë pjesa më e madhe e njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Mirëpo, këto forca nuk e kishin cak Llaushën, caku i tyre ishte Prekazi. Komandant Ademi, pasi u informua që forcat serbe do të sulmojnë Prekazin, Imeri tregon se ai lajmëroi familjen e tij, ku iu kishte thënë “përhajër na qoftë, se lufta do të fillojë”.

 

“Luftimet fillojnë me 5 mars të vitit 98 nga qendra e fabrikës së municioneve. Por si fshati, lagja Jashari ka qenë e rrethuar nga të gjitha anët. Arsyeja pse është rrethuar nga të gjitha anët ka qenë fillimisht që të mos lejohen njerëzit që të hynë dhe të dalin për ndihmë, dhe qëllimi kryesor ndoshta ka qenë vrasja e Adem Jasharit. Ata kanë menduar se po të vritet Ademi si kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shuhet edhe Lëvizja Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... Por, si simbol i kësaj lirie, që ne kemi merret familja Jashari, ku e gjitha si familje, duke llogaritur gra, fëmijë bien heroikisht duke e mbrojtur familjet, duke e mbrojtur Kosovën, por bie edhe rrethi më i gjerë i Jasharajve prej 55 vetave ku në mesin e tyre, 32 janë meshkuj, 23 janë femra, dhe 21 prej tyre janë fëmijë. Gjatë periudhës së luftës, në familjen Jashari kanë qenë prezentë 22 anëtarë”, tha Imeri.

 

Ndërsa, Rifati me tre djemtë, Muratin, Bekimi dhe Lulzimin në atë kohë ishin në Gjermani

 Po ashtu, në këtë sulm munguan edhe dy vajzat e Ademit, Shqipja, Marigona dhe dy vajzat e Rifatit, Ilrijana dhe Fazija, pasi që të katërtat ishin plagosura. Më pas ai tregoi se si i mbijetoi vajza e Hamzës Besarta sulmit, e cila mbijetoi duke u strehuar nën magjen ku gatuhej buka.

 

“Kurse anëtari i dytë dhe i vetëm i cili sheh dhe e përjeton gjithë tmerrin e familjes Jashari, ka qenë Besarta, vajza e Hamzës. Edhe si familje, luftën nuk e kanë paramenduar me gra dhe fëmijë edhe duke e parë dy sulmet e para me të lehta , gratë dhe fëmija kanë qenë të vendosur në podrum, dhe ajo goditja që vie nga mbrapa ka qenë edhe goditja më fatale do të thotë kësaj predhje i mbijeton vetëm Besarta duke kaluar në kuzhinë nënë magje dhe duke qëndruar e strehuar për ato 72 orë. Ajo thotë se si obligim do ta ndjejë gjithë jetën për atë pjesën ku kërkonin ujë me pi. Gjithherë kam provuar t’ua dërgoj, mirëpo thotë se vazhdimisht kishte gjuajtje dhe granatime dhe nuk ka pasur mundësi që t’ua ofroj edhe atë pikë ujë’, ka treguar Imeri.

 

Por, përveç trishtimit që përjetoi Besarta, sa ishte brenda, ajo u përball edhe me forcat serbe, të cilat kishin hyrë brenda për ta vërtetuar që kishin vrarë Adem Jasharin. Me të hyrë në shtëpi, ata gjetën edhe Besartën që në atë kohë ishte 11-vjeçare. Atë e morën, por Besarta në ato momente pati dhe një lutje për ushtarët serbë, që motrën e saj, Blerinën 7-vjeçare ta merrnin nga dhoma poshtë, pasi ajo ishte e gjallë. Por, edhe përkundër premtimit që iu dha asaj, Blerinës nuk i ofruan ndihmë dhe ajo vdiq, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes Jashari.

 

Ciceroni Imeri thotë se rezistenca është zhvilluar në tërë lagjen Jashari. Më pas ai rrëfeu edhe largimin e forcave serbe nga Kosova, ku me të larguar forcat serbe të mbijetuarit e familjes Jashari që ishin në Gjermani kthehen në Prekaz.

 

“Fatmirësisht pas largimit të forcave serbe, familja Jashari kthehet nga Gjermania. E kanë filluar një jetë të re, janë martuar katër djem kanë lindur 14 fëmijë, 9 djem dhe pesë vajza me emra të ripërtërirë Shabani, Ademi, Hamza, Zahidja . Dhe tash duke llogaritur nuset që kanë marr, fëmijët që kanë lindur duhet të plotësohet edhe një anëtarë. Si pasuri, familja thotë se pasurinë më të madhe dhe privilegjin më të madh që kemi fituar është populli. Thonë kemi dhënë gjithsej 55 duke llogaritur krejt njerëzit e lagjes si familje, por thonë që kemi fituar 7 milionë duke llogaritur gjithë shqiptarët nga jemi”, tha Imeri.

 

Për nder të 19 vjetorit të rënies së Adem Jasharit, familjes së tij dhe të tjerëve, sot në Prekaz, si çdo vit, i janë bërë homazhe për të nderuar veprën dhe rezistencën dhe sakrificën e bërë.

 

                                       Ndiqeni të Shtunën Poetike

Nesër me 25.02.'17,në valët e Radio Lyra,do t'keni rastin që në programin e natës të ndiqni emisionin "E shtuna poetike".

Mysafire e emisionit:

Shkrimtare,gazetare dhe humaniste Luljeta Selimi Berisha.

Emisioni fillon në ora 22.00-00.00 dhe është i drejtëpërdrejtë.

Ju mund të kyqeni nëpërmes Skype (live:radio lyra).

Moderator i emisionit:Agim DRENICA

Nesër me 16.02.'17,në valët e Radio Lyra,do t'keni rastin që në programin e natës të ndiqni emisionin "Mysafiri i natës".

Mysafirë:

Shpresa Kameraj Petter kryetare,Adriana Sherifi lidere e Unionit të Femrës

Shqiptare në Diasporë dhe Zamira Korance-regjisore e festivalit të tretëkombëtarë për fëmijë,në Tiranë.

Mysafire speciale Vitore Stefa Leka-Nanlokja nga Triesta.

Emisioni fillon në ora 22:00 gjerë në 00:00 dhe është i drejtëpërdrejtë.

Ju mund të kyqeni nëpërmes skypes(live:radio lyra).

Moderator i emisionit :Agim DRENICA

Na ndiqni në :www.radiolyra.com

 

 

                       Nesër me datën 11.02.2017,në emisionin e"Shtuna Poetike"

Dëgjues të nderuar dhe dashamirë të fjalës   së bukur artistike,ju njoftojmë që nesër me fillim në ora 22:00 deri në 00:00,në valët e Radio Lyra,do keni rastin të njiheni me krijuesin Halil Xani,i cili do të jetë mysafir.

Poeti Halil Xani,shkruan për fëmijë dhe humor.Emisioni është i drejt përdrejt dhe ju mund të kyqeni që të përshendesni apo të pyesni mysafirin përmes skypes të radios(live:radio lyra).Emisioni është i drejtëpërdrejt  në radiolyra.com,ju mirëpresim. 

 

 

 

21.01.2017

Biografia e Dr. Ibrahim Rugovës

Biografi e shkurtër

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.
 
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.
 
Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.
 
Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.

Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.
 
Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

 
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

- Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

- Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

- Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

- Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

- Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.

- Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

- Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.

- Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

“...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.”  (znj. Kethrinë Bejkër Noll)
 
- Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

"Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

"Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)

- Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

- Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese.
 
- Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
  
    
Lavdi jetës dhe veprës së Ibrahim Rugovës.                                                                                                           
    I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

 

 

 

 

 

15.01.2017  01:22

 

Sotë 18 vjet

Masakra e Reçakut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

 

 

Masakra e Reçakut

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë....

William Wallker: „Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!)“

Të nesërmen, më 16 janar aty rreth orës 13:30 minuta në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBES-së z. William Wallker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale. z.Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë u tmerruar kur i pa kufomat e tre mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu..“...

Më pastaj z. Woker vazhdoi rrugën drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtangur e trupa të sakatosura kufomat tjera të civilëve të ekezekutuar barbarisht. „T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them“, pohoi z.Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklarojë:“ Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.Wikepedia

 

 

 

 

  

 

 

SONTE NE PROGRAMIN E NATES - NË RADIO LYRA...

Dashamir të fjalës së bukur poetike , sonte në Radio Lyra ,në emisonin e rregullt javor "E shtuna poetike" do te keni rastin te njiheni më për se arfërmi me poetin Hasan Qyqalla, i cili do jetë mysafir.
Mysafiri ynë është kryetar i Lidhja e shkrimtarëve ,artistëve dhe krijuesëve shqiptar në mergatë....
Dëgjues te nderuar mos e humbisni këtë rast.
Emisioni fillon, në orën 22.00 deri në 00.00
Emisioni, është i drejtpërdrejtë, dhe ju mund të kontaktoni nëpërmes skajpit te radios (RadioLyra)

Moderatori i emisionit : Agim DRENICA

  

 

 
 
 
 
 
                                         

 

Të nderuar dëgjues,dhe ju miq të Radio Lyra .

Duke ju falenderuar për besimin që na keni dhënë gjatë kësaj kohe, ju urojmë

shumë shëndet, lumturi dhe dashuri në vitin 2017.

Gëzuar !

Stafi i Radio Lyra !

 

 

 

 

 

 

24.12.2016

Në emër të stafit të Radio Lyra!

 

Gjithë Besimtarëve Katolikë, të trevave shqiptare, dhe atyre në diasporë, Urime, festa, e Krishtlindjes, paqja mbretëroftë në shtëpit dhe zemrat e juaja, Urime, për shumë mote.Gëzuar !

 

E Shtuna poetike

Hasan Elshani

Hasan Elshani

Sot duke filluar nga ora 22:00-24:00 do të jeni me emisionin e E SHTUNA POETIKE.Mysafir I emisionit,është ,poeti Hasan Elshani.Emisioni,është I drejtëpërdrejt,andaj,ju mund të bëheni pjesë e emisionit,duke kontaktuar në skypen e radios(radio lyra),dhe nëpër mes Viberit   0046768382534,ju mirëpret moderatori Agim Drenica !       

 

 

 

Stafi i RL